Nxënësit e gjimnazit të Tetovës bojkotojnë mësimin

22.09.2016 10:29:52

Problemi me transportin e nxënësve që janë më së paku 2.5 kilometër larg shkollës ku duhet të mësojnë në komunën e Tetovës po thellohet ende më shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Duke mos patur asnjë zgjidhje, nxënësit e gjimnazit të Tetovës sot kanë bojkotuar mësimin të revoltuar për mungesën e transportit që duhet t’ua sigurojë komuna e Tetovës.

Nxënësit bëjnë të ditur se komuna u ka premtuar se këto ditë do të ketë një mbledhje për zgjidhjen e këtij problemi, por nxënësit këmbëngulin se nuk do të ndjekin mësimin dhe se do të vazhdojnë me protestën.

Tani për tani, nxënësit gjendet para komunës së Tetovës./Telegrafi/

Proteste tetove nxenesit

Proteste tetove nxenesit 1