Është bërë i madh numri i të rrezikuarve nga qentë endacak, e megjithatë fëmijët janë ata që më së shumti rrezikohen.
Një lexuese e lajmi.net, ka dërguar një video përderisa edhe kishte marrë rrugën për në shkollë.
Sot filloi gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor, e ndërkaq oborret e shkollave janë mbushur përsëri nga nxënësit.
Shkolla fillore “Hilmi Rakovia” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ndonëse është e mbushur edhe me qentë endacak.
Video e mëposhtme, vërteton më së miri këtë gjë. Në oborrin e shkollës, në po të njëjtën rrugë që bëjnë çdo ditë një numër i madh i fëmijëve, aty gjenden edhe një tjetër numër i madh i qenve endacak, e të cilët po e bëjnë të vështirë kalimin e nxënësve për në shkollë.