O ju bijte e Ademit, Kabil, Habil e Habib, zgjohuni!

06.04.2019 11:51:07

Nga: Sinan Kastrati

Habib Zogaj në “faqen” e vetë të fb-ut paska shkruajt një manifest me petk poetik, me rregulla të reja të “metrikës” se re, “Made in Habib N. Zogaj”, por siq e quan ai, ndryshe nga të tjerat.

Më 19 mars 2019, Habibi paska bërë “Hajgare” me shkas! me

Mua (?):

“Shaj àtà, shaj këtà,
mbet tu sha një dynjà!

Atij që “kojshi” më quan e
me gurë më gjuan!”

Habib, mua më mbron e vërteta

Habib, me frazat humoristike kundër meje edhe ashtu e ke poshtërua vetvehten, jo mua sepse mua më mbron puna ime atdhetare e shkuara dhe puna e tashme për të cilat kam me ti hapur sytë ty dhe atyre që tï ”rrehin” krahët e këmbët. Këmbët ti paskan rrehur pa rahmet. Mua më mbron e vërteta dhe puna e ndershme që kam bërë njeri, si mësues letërsie por edhe në organizimet tjera të kohës.

Habibi si Sylejman Stalski

”Postimi” yt ka vetëm një të metë, është dashur të ia ndrrosh adresën, ta mbash për vehte e ta ruajsh si nuset ”vathët në vesh”.

”Habibin”, si karakter, e paske paraqitur në mënyrën më të mirë sikurse Sylejman Stalski, një këngëtar musliman i Kaukazit kur iu këndon bolshevikëve. Ai merr edhe një çmim nga Lenini, kryebolsheviku russ, e ti ke marrë … ndonjë çmim?

”Shaj ata e shaj këta mbete tu sha një dynja (shqiptare)!
U bëre horë!
Për pushtues kurrë nuk kam dëgjuar të kesh thanë asnjë fjalë të keqe. As për vrasjet e krimet e tyre ani pse ndodhën edhe këndej kah i ruanim, unë delet e mia e ti ballicën tënde!!”

I o biri i Adamit e vëllai i Kabilit e Habilit, Habib, pse po bëhesh hor e gazi dynjasë?

Prej pushtuesit serb i kemi pritur të gjitha të këqijat por mirë e paske thënë ti ”vrasjet e krimet e tyre ani pse ndodhën edhe këndej kah i ruanim, unë delet e mia e ti ballicën tënde!!”.

Habib, vëllai i … Habilit, ku ishe ti me ata ”komandantë” kogjabash he jau dhj …a luftën e juaj!

Habib, pse lejuat që të ndodhin ato vrasje e krime? Pse nuk i mbrojtët ato 20.000 gra e qika që u dhunuan? Ku mbeti lufta e juaj?

Edhe diçka, unë nuk kisha vetëm një ballicë por i kam pasur më shumë se 20 buallica, 100 copa dele e afërsisht 60 kingja e 10, 12 kishka por ti nuk i ke parë se therrat të kanë dalur para syve, ”Si therra në sy”, më paske pasur mua. Pyeti të tjerët, bacën Isë, djalin e Bajram Ramadanit, kusheri i afërt i yti, dhe pleq të tjerë nga Turjaka që e din këte ndërsa ju, keni qenë ”Qipqi” në Turjakë, në tokat e Ali Agë e Bali Agë Zatriqit. Më vjen sinqerisht keq që e thash këtë fjalë por kjo është e vërtetë, sikurse që është e vëtetë se edhe Kajtazët , … ., Qyrtët, Gjemë Magjarra e tjerë ishin deri vonë në tokat e Agallarëve, si rragtarë.

Ti tani u rrite…ike që para 3-4 dekadash, kur po dëgjoj pas luftës që po na shaje rend, bile edhe mua pa të bërë gjë!??!
Na çudite!!!

Ti njëmend më befasove se nuk po lije kujt pa i marr erë…ama nëse mundesh me u laku veç pak e heton që edhe ty të kundërmon…!”

Habibi, Sizifi e Zeusi

Habib, vëllai i Habilit e miku i Sizifit dhe Zeusit, ti nuk din të turpërohesh, ti je ai që i ke futur hundët në Bythet e pushtetve sere e këto të kriminelëve të tashëm dhe ”aroma” e tyre po të mban gjallë ende, sikur qet (klyshët) pas F… së ujkut.

Habibi, ”Hipokrat”

Pse more hiokrit apo ”hipokrat” të ka mbetur hatri për libra?

Në raftet e administratës frenge, çdo zyrtar është i obliguar ti ketë ato libra, Drejtshkr. Fjalor. Drejtshkr. dhe … Shenjat e pikësimit.

… Orakull

Or ”orakulli” zogjanë, pse me të mbetur hatri për librat dhe për ”Dëshiroren”?

Ti nëse mi dërgon me postë skriptat e shënimet nga ”studimet” tua në ”Komercialen” e Pejës, se libra nuk ke lexua, të jam mirënjohës.

Pastaj, o vëllai i Habilit, sintaksën jam i sigurtë 100 % që ti nuk e njeh, prandaj të propozova që së pakut të lexosh doracakët e gramatikës shqipe, jo Sh Demirajn e M. Domin e as … S. Priftin.

Një tjetët bethuc me mbiemrin që fillon me shkronjën ”Q”, Qeni paska mbajtur ison se gjoja unë jam frigua.

Eh more Habib zeza, po ”harron” se unë nuk jam frigua as atje kur isha e as këtu. Beni të fala ati me shkronjën ”Q”, Qeni dhe thuaj: Martina ta marrt lulen e ballit.

Askujt nuk ia kam shtri dorën e shtri qafën

Gojën mundet me ma mbyllur veç vdekja por as kësaj nuk i frikësohem.

Paske harrua se unë jetova që nga viti 1974, si nxësnës, student i papunë gati 15 vjet, pjesën më të madhe, jetë të një një ilegali të (i)legalizuar ndërsa ti uleshe në skemlitë e pushtetit, por vetëm si shërbtor, unë askujt nuk ia kam shtri dorën e shtri qafën.

”Për gjithçka po na mësoje, këshilloje, kritikoje, qortoje e bile edhe po na shaje. Mua, mbase po “bëje rahmet” me m’i dërguar disa libra se nuk e ditkam dëshiroren?!
Mos të lutem!”

Nuk doja e as nuk dua të iu besoj syve të mi e as veshëve, të shoh e të dëgjoj se si bijtë e Ademit, Kabili, Habili e Habibi, edhe pas më shumë se mijëra e miliona vjetëve nuk mund të pajtohen me ato që kanë ndodhur dhe po ndodhin para syve të tyre.

Mbeti vetëm Habibi, e as ai (nuk) don me i harrua ato ngjarje të dhimshme që ishin një realitet për botën demokratike, jo për ty Habib se ti jasht Malishevës nuk ke dalur e bota eshtë rrotullua rreth Kleqkës e Malishevës “tënde”?

Këto ndodhi edhe para 20 vjetëve, nuk janë larg që ndodhën ishin një realitet që i  pau një pjesë e malukatit por jo edhe Habib Neziri i Turjakës, vendasi im që dikur ulej shumë afër meje e besa edhe nuk fliste shumë, aq më pak, atherë nuk kishte dëgjua për “humorin”, “satirën”, sarkazmën, Sizifin …..

Por le të shohim ç’thotë miti i Sizifit…Sizifi, biri i perëndisë së erërave, Eolit, i martuar me Meropin, një prej yjeve të shndritshëm të konstelacionit të pleadeve, me të cilën pati tre fëmijë. Ishte gjithashtu edhe pronar i një kopeje shumë të mirë lopësh… si Habibi, qaban ishte e mbeti por tash pa dele, si ”gjeneral pa ushtarë”

Habib, biri i Adamit, a ishte edhe ti bashkë me Sizifin te Zeusi?I

I tregove për dhunimet?

Habib djali, lerëni mitin, legjendën dhe prrallat, zgjohuni nga gjumi e shikojeni vehten se nuk keni luftua e as nuk e keni çlirua Kosovën!

Hiqni dorë e gjuani pas shpine lidhjet farefisnore e familjare që kishit në “luftë” se mjaft është derdhur gjak, në familjet kosovare (shqiptare) e Kosoova nuk po mund të shërohet nga plagët që ia shkaktuat ju, ish udhëheqësit e të ashtuaquajtur të UCK-së.

Ti ishe i vogël dhe askush s`të ka pyetur por edhe ti shkova pas tyre. Sigurisht pas atyre që ta kanë gjuajt ndonjë asht, Hashimi e Fatmiri po edhe ata më të vegjlit, të qendrës së lokalitetit e të Malishevës.

Njihe mirë veten, Habib, vëllai i Kabilit e Habilit!

Ju jeni, infektua nga sëmundja e egos (Ego gaia).

Po ju nuk keni vetëm një sëmundje

Ju keni shumë sëmundje:

Mendjemadhësinë,

Zilinë,

Koprracinë,

Lakminë për pushtet,

Inatin kundër kundërshtarëve politikë,

Nevrikosjen, pa vend,

Hajninë,

Rrenat,

Mashtrimet, siq janë veteranet e rrejshëm,

Vrasjet pas shpine që i keni bërë që nga viti 1997 e i keni shtua më 1998 e 1999 me disa nga ata që i kam përmendur e ti ju ke shkua mas dhe keni me u përgjegjur sot ose nesër (Ti jo Habib, se as lepuj nuk ke vrarë).

Habibi, “korifeu”

Habib, vëllai i Habilit, “korifeu” i teatrove turjakase, krejt sinqerisht po të pyes meqë po e “festojmë” 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s apo 20 vjetorin e masakrave serbe mbi popullsinë shqiptare, në Drenicë (Rezallë, Obri …), Dukagjin e kudo, në Krushë, Postasel, ku ishit ju “veteranë”, atherë “luftëtarë”?

Habib, pse nuk po dorzoheni?

Shkoni e dorzoni në “Muzeun euçsë”, atje ku e keni, ato “medalje”, “falenderime” e “trofe” që ia keni nda shoqi-shoit.

Pushka e Imer Amrushit me tre fishekë për dy vjet luftë

Jepni teslimin o Habib, se ti e as ata që i ke pasur afër nuk e dini çka është lufta. Ju keni ikur para popullsisë, edhe në Turjakë, katundin tënd e timin kur është mësye ushtria e policia serbe. Ju keni hy në “Gropën e Ukit” (është në bjeshkët e Turjakës), jeni mëshefur pas popullatës së zhvendosur e në kulet e grave. Jeni larë në “Kalenicat te Guri i Madh” (Bjeshkët e Turjakës) ndërsa pushka me tre fishekët e Imer Amrushit, ka mbetur e pastër, s`ka pasur nevojë të fshihet sepse kurr nuk e ka shkrepur, shko pyete!

Po ta kujtoj një nga shumë raste:

Kur Turjaka iku në Bjeshkë, në mes të Zatriqit, Turjakës, Carravranës, “shtabi” i uçk-së kishte qenë në odën e Liman Avdi Hamidit, kusheri imi, ku ishit ju? Ku ishte Aziz e Imer Amrushi e … Shukri Ahmeti?

Pse nuk e mbrojtët “pragun e shtëpisë”?

Liman Avdija shtagën e vjerr në një degë lisi, te vorret afër Qukes

Liman Avdinë e thirrin policët.

Ai kur niset me shkua, shtagën gaxharreme që ia kishte qu prej Zvicrre Sylymani, e vjerr në degën e një lisi dhe shkon te policët.

Baba im, Ukë Imeri e pyet:

-Liman, pse e lae shtagën (vjerrë në lis ….)?

-Baca Ukë, ata kanë me më rreh por mos të më rrehin me shtag tem”. Është histori e gjatë e këso tregime, qesharake, mjerisht ka sa të duash por ndodhnin tragjeditë… që ju nuk i shihnit ndërsa tash, humbjet i festoni si fitore e viktimat, i quani martirë e dëshmorë.

Pse nuk i mbrojtët katundarët e pafajshëm që i pushkatoi pushteti policor e ushtarak?

Habib, unë nuk jam ashtu qysh ti mendon por tash ti e qiftat e tu jeni rritur nga mendja, jo unë. Për pushtuesin serb, kam folur atherë e tash.

Herën e fundit ishte edhe ti në odën e Rrahman Muharrem Kastratit, djalit të mixhës Shaban kur unë erdha vetë i dhjeti me 8 mjjekë e iu mbushëm një kombi me ushqime për puntorët e larguar nga puna (viti 1990, apo 1991). Ishe edhe ti dhe shkove në Panorc me vëllain e Adnan Merovcit në Panorc, Dr. Ramdan Merovcin (nëse ia kam shkrua emrin gab. kërkoj falje)

Edhe për punën time në Suedi kam me folur Habib, me dëshmi dhe të shkruara në letër.

Vazhdon

P. S. Fusnotat për shkak të natyrës së shkrimit nuk munda me i paraqitur por jam shërbye edhe me të dhëna biblike, shënime e të dhëna nga Kurani dhe libra të tjera dhe postimin tënd kam me e postua unë në faqen time për hirë të besnikërisë .

Malmö, 6 prill 2019