O ju shqipe/ Vargje nga Remzie Rexhbogaj

16.04.2021 20:51:14
Ju shqipe
kur fluturoni
porosi Ernes
m`i dërgoni
Thuani prapë
ka ardhë pranvera
Po të pret
mami tek dera
Më shpirt të plagosur
Po përpiqet të gjej rrugën
përtej trishtimit
Më lot në sy
zemër mërzitur
Nga ai çast
që Ti ke ikur
Në çdo vend
të kërkon përherë
Thuani se për mua
Nuk do të këtë
kurrë më pranverë.