Obama: Do të fitoja edhe mandatin e tretë

26.12.2016 16:59:17

Presidenti në shkuarje Barack Obama beson se do të fitonte edhe mandatin e tretë për Shtëpinë e bardhë duke vlerësuar se kombi edhe më tej e pranon vizionin e tij politik.

Sipas kushtetutës amerikane, presidenti i njëjtë mund të jetë në atë funksion vetëm në dy mandate katërvjeçare.

Obama, të cilit i kanë mbetur edhe tri javë që të përfundojë mandatin e tij këtë e ka thënë në një emision në televizionin CNN.

A ka thënë se publiku amerikan edhe me tej mbështet vizionin e tij përparimtar edhe pse amerikanët këtë vit kanë votuar për Donald Trump.