Obama: Marihuana të trajtohet si cigarja dhe alkooli

01.12.2016 19:50:47

Në një interviste të dhënë për revistën “Rolling Magazine” presidenti amerikan në largim Barack Obama, tha se marihuana duhet të trajtohet si cigare apo alkooli.

Gjatë kësaj interviste Obama e cilësoi situatën aktuale në SHBA sa i takon ligjit mbi drogën si të paqëndrueshme.

Disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marihuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë.

“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me qdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja. Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marihuanës si çështje të shëndeti publik ashtu siq bëjmë me cigare dhe pijet alkoolike”, tha Obama.

Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.

Obama e kishte bërë të qartë që në një interviste të dhënë në vitin 2014 për “Neë Yorker” se “marihuana ishte më pak e rrezikshme se alkooli, sa i takon ndikimit te konsumatori”.