Obama në Twitter: Unë besoj në ju

20.01.2017 16:56:55

Presidenti Barack Obam bëri një thirrje emocionale tek amerikanët dhe publikoi faqen e tij Obama.org në publikimet e tij të fundit në Twitter nga llogaria e tij zyrtare si president.

Në një seri mesazhesh ai shkroi për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë:

“Ka qenë nderi i jetës sime t’iu shërbej juve. Ju më keni bërë prijës dhe njeri më të mirë”.

“Nuk do të ndalem: Do të jem bashkë me ju si një qytetar, i frymëzuar nga zërat tuaj të së vërtetës dhe drejtësisë, humorit të mirë dhe dashurisë”.

“Teksa vazhdojmë përpara, dua që hapat tonë të parë të reflektojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju. Ndani mendimet tuaja me mua në Obama.org”.

“Po u kërkoj ende që të besoni – jo në aftësinë time që të sjell ndryshimin, por në aftësinë tuaj. Besoj në ndryshime sepse besoj në ju”.