Obama: Nuk ka falje për Snowdenin

21.11.2016 21:32:10

Gjatë vizitës së presidentit amerikan, Barack Obama në Gjermani gazetarët e kanë pyetur shefin në largim të Shtëpisë së Bardhë se a ekziston vullneti politik që bashkëpunëtorin e arratisur të Agjencisë Kombëtare për Siguri (NSA) Edward Snowden ta falin dhe t’i mundësohet kthimi në SHBA, Obama është përgjigjur kategorikisht kundër.

Obama ka thënë se nuk mund të falet njeriu që ik nga drejtësia dhe se nuk është paraqitur para gjykatave amerikane për rastin e tij, transmeton lajmi.net.

Ai, megjithatë, ka pranuar se Snowden e ka marrë vëmendjen për disa çështje të rëndësishme, por këtë e ka bërë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet.

Presidenti amerikan ka saktësuar se, nëse Snowden do të falej, do të ishte vështirë pas kësaj të mbahet i kontrolluar sistemi i sigurisë kombëtare.