Obama paralajmëron Rusinë për superioritetin e Amerikës në çfarëdo lufte të mundshme kibernetike

06.09.2016 13:18:52

Presidenti i Amerikës ka paralajmëruar Rusinë se kapacitetin dhe potenciali i këtij vendi në çfarëdo lufte të mundshme kibernetike, është më i madh se sa i vendeve të tjera.

Barak Obama pas samitit të krerëve të grupit G-20 në Hangzho të Kinës, para gazetarëve ka theksuar në kapacitetin e lartë të Amerikës në çfarëdo lloj lufte të mundshme kibernetike. Presidenti amerikan shtoi: “Ne në të kaluarën jemi përballur me disa probleme për shkak të depërtimeve kibernetike të Rusisë”.

Autoritetet amerikane kanë akuzuar Rusinë për sulme kibernetike në serverët e “Komunitetit Kombëtar të Partisë Demokratike” dhe sipas raporteve të publikuara, agjencitë inteligjente dhe të sigurisë së Amerikës kanë shprehur shqetësim rreth përpjekjeve të Kremlinit për të krijuar probleme ose për ta dobësuar procesin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

 

 

Kjo është në kohën kur Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka hedhur poshtë pretendimet për implikimin e këtij vendi në sulmet e fundit kundër serverëve të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike të Amerikës. Vlen të theksohet se në muajin korrik faqja internetive Wikileaks ka publikuar rreth 20 mijë e-maila të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike që tregojnë përpjekjet e liderëve të kësaj partie për ta dobësuar fushatën elektorale të senatorit Berny Sanders në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Fushata elektorale e Hillari Klinton në zgjedhjet presidenciale në Amerikë pretendoi se Rusia ka publikuar këta e-maila për të ushtruar ndikim mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.