Obama për herë të fundit në bazë ushtarake, si president dhe komandant suprem

26.12.2016 18:40:45

Presidenti amerikan, Barack Obama, dje i ka vizituar trupat në bazën ushtarake në Havaji, për herë të fundit si president dhe komandant suprem i forcave të armatosura.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij Michelle, e vizituan bazën Kaneohe Bay, që është afër pushimores ku familja e presidentit po e kalon pushimin.

“Megjithqë kjo do të jetë hera e fundit që ju drejtohem si president, dëshiroj ta dini se si shtetas, falënderimi dhe përkushtimi im do të mbetet me ju në çdo hap dhe kjo nuk do të ndalet”, tha Barack Obama.

Ai, po ashtu, ka theksuar se të shtunën i kishte thirrë ushtarët e vendosur në Irak dhe Afganistan, “disa prej të cilëve derisa ne takohemi, i kryejnë misionet për ta mposhtur ISILI-in”. Pushimin për festat e fundvitit, Barack Obama tradicionalisht e kalon në Havaje, ku ai është lindur dhe e ka kaluar pjesën më të madhe të rinisë