Obama, presidenti që ka zvogëluar dënime më së shumti në një shekull

03.08.2016 20:52:57
Ai ka zvogëluar më shumë dënime se sa nëntë presidentët e fundit bashkë.
Presidenti Barack Obama po zvogëlon dënimet e 214 të burgosurve federalë, duke përfshirë 67 të burgosur që ishin të dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Associated Press.

Shtëpia e Bardhë thotë që në një ditë të vetme, është bërë zvogëlimi më i madh i dënimeve se sa është bërë gjatë një shekulli.

Gati të gjithë të burgosurve, që iu është zvogëluar dënimi kanë pasur akuza të pa dhunshme për drogë.

Kumtimi e sjell numrin deri në 562 të numrit të përgjithshëm të zvogëlimit të dënimeve që ka bërë sot Obama.