Obama tallet me Trump: Ai nuk menaxhon dot Twitterin, imagjinoni për kodet bërthamore

07.11.2016 19:53:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama është tallur me aftësitë e Donald Trump për rrjetet sociale.

Duke shprehur mbështetjen për kandidaten demokrate Hillary Clinton, Presidenti amerikan sulmoi Trump kur u pyet nëse kandidati republikan mund të konsiderohet i aftë për të qeverisur.

“Nëse dikush nuk mund të kontrollojë Twitterin e tij, sa i aftë mund të jetë që të përballojë kodet bërthamore”, është shprehur Barack Obama, duke u tallur me Donald Trump.

Kjo përgjigje e Obamës erdhi pasi Donald Trump vendosi të mos menaxhonte rrjetin social për shkak se e përdorte në mënyrë të shkujdesur.

Më pak se 24 orë kanë mbetur nga zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke udhëhequr me diferencë të vogël Hillary Clinton.