Obiliq, arrestohet për keqpërdorim të kartelave bankare

26.09.2018 10:38:04

Dje rreth orës 13 është arrestuar një person i dyshuar në Obiliq.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar pas disa hetimeve të zhvilluara në lidhje me keqpërdorimin e kartelave bankare.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.