Objekti më i rrezikshëm në Çernobil, gjendet thellë në mal – prekja...

Objekti më i rrezikshëm në Çernobil, gjendet thellë në mal – prekja e tij do të ishte fatale për këdo

15.07.2019 12:32:17

Luga e një ekskavatori që ishte përdorur për pastrimin e materialeve radioaktove në Çernobil, vazhdon të qëndrojë në thellësi të një mali.

Ekspertët konsiderojnë se ajo ka aq shumë mbetje radioaktive, sa që mjafton që vetëm një prekje e lugës që personi të përfundon i vdekur.

Kjo lugë për gërmim është zbuluar nga hulumtuesi dhe eksperti i rrezatimit, Rob Maxwell në zonën Prpijat të Ukrainës gjatë vitit 2011.

Në një natë të kobshme të vitit 1986, kur edhe kishte ndodhur katastrofa bërthamore në Çernobil, me këtë ekskavator ishte transportuar sasia e madhe e materialit të rrezikshëm, që pas shpërthimit ishte shpërndarë në të gjitha anët përreth centralit.

Konsiderohet si objekti më i rrezikshëm në atë zonë, që ndryshe njihet si zona e ndaluar.

“Mund të jetë vdekjeprurëse. Edhe sot ekzistojnë shumë objekte që në periudhë të gjatë mund të vrasin këdo, por kjo ‘lugë’ sigurisht se është më e rrezikshme pasi për t’iu afruar nuk është ndonjë problem. Udhërrëfyesi gjatë gjithë kohës më thoshte ‘mos prek’”, ka shtuar Maxwell.

Ai madje e ka ofruar dorën shumë afër lugës, me qëllim që matësi i rrezatimit të mund të përcaktoj nivelin e mbetjeve radioaktive.