OBRM-PDUKM: Buxheti në arsim viteve të fundit është zmadhuar për 72%

03.09.2016 17:00:26

Më shumë se 400 shkolla janë riparuar, ku prej tyre vetëm 60 këtë vit. Janë ndërtuar edhe 55 salla sportive, 10 në nivel vjetor kanë filluar projektet, keshtu thonë nga OBRM-PDUKM.

‘Asnjë komunikatë e LSDM nuk mund ta ndryshoj faktin se Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM në vitet e fundit e ka zmadhuar buxhetin për arsim më shume se 72%. Fakti për ndërtimin e 74 objekteve të shkollave, ku tre në periudhën e verës 2016 – shkollë e re e mesme në Komunën e Sarajit, Kisella Vodë, objekt i ri në afërsi të Hrom në Gjorçe Petrov. Të gjitha këto janë vënë në funksion për nxënësit dhe mësuesit. Buxheti i LSDM për këto qëllime arrit në 0 denarë’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas OBRM-PDUKM, LSDM çdo ditë mundohet ta manipulojë opinionin me pa të vërteta.