OBRM-PDUKM: LSDM para gjithë opinionit vendosi të mos rriten pensionet (Video)

11.09.2017 14:33:37

Dragan Cuklev, deputet i OBRM-PDUKM-së, në konferencën për media tha se LSDM-ja sot para syve të gjithë opinionit vendosi të mos rriten pensionet. Ai shtoi se për herë të parë pasa 11 viteve nuk do të ketë rritje të pensioneve në Maqedoni.

“LSDM-ja nuk lejoi që pensionistët të marrin pensione mesatare prej 8200 denarëve gjatë këtij viti. Ata duhet që para pensionerëve dhe gjithë opinionit të përgjigjen pse janë kundër rritjes së pensioneve. Kjo shumicë parlamentare ka treguar dhe tregon se për ta interesi partiak është shumë më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve”, tha Cuklev.

Ai shtoi se OBRM-PDUKM-ja gjatë viteve të kalur në qeverisjen e saj ka rritur pensionet për gjithë pensionistët në vend.

Ndryshe, deputetët e shumicës parlametare në seancën e sotme kuvendore vendosën të refuzojnë propozimin e OBRM-PDUKM-së për rritje të pensioneve.