OBRM-PDUKM: Për dallim nga LSDM, gjithmonë mbajmë llogari para qytetarëve të Maqedonisë.

21.08.2016 17:15:13

OBRM-PDUKM gjithmonë mba llogari për qytetarët e Maqedonisë, edhe kur ka edhe nuk ka elemente goditëse, për dallim nga LSDM e cila rregulisht dhe paturpësisht mundohet të manipulojë, kështu thuhet në reagimin e OBRM-së pasi LSDM porositi se është e mundur të sigurohen 53 milion euro për dëmet në zonat e përmbytura në Shkup dhe Tetovë pa rebalanc të buxhetit dhe huamarrje të re.

‘Në vend që t’i përkushtohet ndihmave në zonat e vërshuara, LSDM fokusohet në gënjeshtra, LSDM e di se përmes Buxhetit nuk financohet asnjë Rrotë panoramike, asnjë kopsht parajse, por gënjeshtra është lënda e parë që e mësojnë ekspertët nga shkolla ekonomike ‘Vice Zaev’, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.