OBRM-PDUKM: Qeveria do ta rritë borxhin përmes propozimit të buxhetit

17.07.2017 11:47:41

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar sot ndaj propozim-shqyrtimit më të ri të Buxhetit nga ana e qeverisjes së LSDM-së, duke konsideruar se me këtë rast shtohet borxhi i Maqedonisë.

Sipas tyre, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe kryeministri Zoran Zaev, parashohin borxh të ri prej 150 milionë euro, ndërsa qysh në tre muajt e parë të qeverisjes së tyre kanë marrë borxh prej 60 milionë euro.

OBRM-ja vlerëson se LSDM-ja i ka mashtruar qytetarët, duke deklaruar se nuk do të merren borxhe, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se përse shteti hyn në borxh dhe ku do të harxhohen këto para.

Përndryshe, në Kuvend janë dorëzuar mbi 1000 amandamente për buxhetin, shumica e të cilave janë nga OBRM-PDUKM-ja.