OBSH: 1 milionë raste të reja çdo ditë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

08.06.2019 11:13:03

Një milion infeksione të reja seksualisht të transmetueshme (SST) ndodhin çdo ditë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo do të thotë më shumë se 376 milionë raste të reja të katër infeksioneve, klamidias, gonorreas, trichomoniasis dhe sifilizit.

OBSH thekson mungesën e përparimit në ndalimin e përhapjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe thotë se shifrat e saj janë një “thirrje për zgjim”.

Ekspertët janë veçanërisht të shqetësuar për rritjen e SST-ve rezistente ndaj ilaçeve.

OBSH rregullisht vlerëson ndikimin global të katër infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Organizata shqyrton studimet e botuara dhe mbledh raportet nga punonjësit e saj në vende të ndryshme të botës.

Krahasuar me analizën e saj të fundit në vitin 2012, OBSH raporton se nuk ka asnjë rënie substanciale në normat e infeksioneve të reja ose ekzistuese.

Ndërsa vlerëson se rreth 1 në 25 persona në botë vuan nga të paktën një prej këtyre sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ndërsa disa prej tyre kanë pasur infeksione të shumta në të njëjtën kohë.

Sipas shifrave në mesin e njerëzve të moshës 15-49 në vitin 2016 ka pasur:

156 milionë raste të reja të trichomoniasis

127 milionë raste të reja të klamidisë

87 milionë raste të reja të gonorresë

6.3 milionë raste të reja të sifilizit

Trichomoniasis shkaktohet nga infeksioni nga një parazit gjatë seksit. Klamidia, sifiliza dhe gonorreja janë infeksione bakteriale.