Në një deklaratë me shkrim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se që nga dita e djeshme e deri më tani janë konfirmuar edhe 14 vdekje të tjera si pasojë e kolerës
Në një deklaratë me shkrim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thuhet se që nga dita e djeshme e deri më tani janë konfirmuar edhe 14 vdekje të tjera si pasojë e kolerës, gjë që ka rritur bilancin e viktimave në 1.748 si pasojë e kolerës e cila ka përfshirë 21 provinca të Jemenit.
Në deklaratë po ashtu thuhet se nga 27 prilli janë hasur 334 mijë e 751 raste të dyshuara të kolerës.
Për shkak të konfliktit në Jemen, që vazhdon për më shumë se dy vite, rreth tre milionë persona të zhvendosur si rezultat i mungesës së ujit të pastër të pijshëm dhe grumbullimit të mbeturinave, ballafaqohen me rrezikun e kolerës.