OBSH trondit: 4 mln njerëz u infektuan me COVID javën e fundit në botë, shifra më e lartë ndonjëherë

25.11.2020 14:54:51

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se gjatë shtatë ditëve të fundit, me koronavirus janë infektuar mbi katër milion njerëz në mbarë botën, shifra më e lartë e regjistruar brenda një jave, që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, po brenda shtatë ditëve të fundit, kanë humbur jetën 67.221 pacientë.

Megjithatë OBSH konsideron se të dhënat për javën e kaluar, tregojnë një ngadalësimin të përhapjes së pandemisë.

Europa është tashmë vatra kryesor e koronavirusit në botë, ndërsa shumë shtete kanë rikthyer masat izoluese që pritet të jenë në fuqi edhe gjatë festave të fund-vitit.

OBSH paralajmëroi pak ditë më parë, se Europa mund të përballet me një valë të tretë të koronavriusit në janar të vitit 2021.