O’Conell: Ne vajtojmë viktimat në Kabul siç vajtojmë ato në Nisë dhe në të gjithë Gjermaninë

25.07.2016 10:31:16

Ruari O’Conell, ambasadori britanik në Kosovë, ka reaguar sot drejtuar sulmeve terroriste në botë nga të cilat shumë njerëz humbin jetën.

O’Conell ka dënuar rëndë të gjitha këto sulme duke theksuar se njerëzimi i përbashkët është forca më e madhe por që secili duhet të bëjë një ndryshim për të arritur në luftimin e terrorizmit.