O’Connell: Jam i tmerruar nga sulmi ndaj Vitore Stavilecit

28.08.2017 21:23:26

Edhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka dënuar sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit.

Ai në facebook ka shkruar se ndihet i shokuar me këtë sulm, duke kërkuar nga policia që sulmuesit të vihen para drejtësisë.

“Unë jam i tmerruar nga sulmi frikacak në Vitore Stavilecin. Shpresoj dhe jam i sigurt që fajtorët të kapen dhe të dënohen, kurse znj.Stavileci të rimëkëmbet shpejt”, ka shkruar në facebook O’Connell.

Vitore Stavileci u sulmua sot në mesditë para shtëpisë së saj.