O’Connell u bën thirrje autoriteteve kosovare të hetojnë sa më shpejtë vdekjen e Astritit

08.11.2016 19:09:54

Për vdekjen e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit, Astrit Deharit, ka shkruar edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e Astritit.

“Shpreh keqardhjen time dhe të atyre nga Qeveria ime, për familjen dhe shokët që humbën Astrit Deharin.

Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar se ka një hetim të shpejtë dhe transparent në rrethanat e vdekjes së tij”, ka shkruar në Facebook, O’Connell.