Oda e Hotelerisë ka një kërkesë për deputetët Kuvendit të Kosovës

15.08.2020 21:51:42

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit OHTK, kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratojnë vendimin për uljen e TVSh-së nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë.

Ata me anë të një komunikate për media kanë thënë se kërkesa në fjalë është miratuar qysh në qershor të këtij viti në qeveri, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre, plotësimi i kërkesës në fjalë do të ishte në të mirë të hotelerisë dhe gastronomisë.

“Qeveria e Kosovës që nga data 27.06.2020 ka miratuar kërkesën e OHTK-së të kamotshme që të ulet TVSh-ja nga 18% ne 8% për të gjitha bizneset e Hotelerisë dhe Gastronomisë, por kjo kërkesë ka mbetë të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e ka pranuar këtë kërkesë dhe atë deri më datë 31.12.2021, ku do të jetë ndihmës për këto biznese, andaj kërkojmë që sa më parë këtë vendim ta miratojnë deputetët e Parlamentit të Kosovës. Deputet e Parlamentit te Kosovës duhet ta votojnë këtë kërkesë, për të mirën e Hotelerisë dhe Gastronomisë”, thuhet në kërkesën e OHTK-së