Oda e Noterëve me veprime të paligjshme, reagon ministri Tahiri (Dokument)

Oda e Noterëve me veprime të paligjshme, reagon ministri Tahiri (Dokument)

13.04.2018 19:19:38
Noterët e Kosovës, janë ankuar te ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, lidhur me disa vendime të Odës së Noterëve për të cilat thonë se janë tejkaluar në mënyrë të kundërligjshme kompetencat e ONK-së.
Lidhur me këtë ministri Tahiri i ka dërguar një letër kryetares së Odës së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu dhe gjithë Noterëve në Republikën e Kosovës lidhur me ankesën e tyre, kundrejt ONK-së.

Sipas letrës, ministri Tahiri pohon se ka pranuar disa ankesa nga noterët të cilët kanë theksuar se Kryesia e Odës së Noterëve të Kosovës prej themelimit e deri më sot ka nxjerrë disa dokumente përfshirë qëndrime, vendime e opinione të cilat janë tejkaluar në mënyrë të kundërligjshme.

Ndër të tjera, Tahiri u bërë me dije Kryesisë së ONK-së se ajo duhet të jetë e ndikuar drejtpërsëdrejti në pavarësinë dhe paanshmërinë e punës së Noterit të garantuar me ligj.

Por bazuar në ankesat që Ministria e Drejtësisë ka marrë në shqyrtim vërehet se Kryesia e Odës së Noterëve është lëshuar në interpretimin e dispozitave të akteve ligjore dhe akteve nën ligjore.

Ministri u ka bërë thirrje Kryesisë së ONK-së që çdo veprim të saj ta ndërmarrë në kuadër të kompetencave të saj, siç edhe e parasheh ligji nr. 03/L-010 për Noterinë dhe Statutin e Odës së Noterëve. /Telegrafi/