Odat e poetëve/ Vargje nga Luan Kalana

24.05.2020 18:35:56
Ti erdhe papritur si engjell ne oden time,
sic vijne ne pranvere zogjte shtegetare,
si dallendyshet qe ndertojne folete,
nen strehen e vjeter te shtepise sime.
Ashtu thurre folezen ne zemren time,
kendoje sonata, rubaira si kanarine,
c’ishte ajo kohe behar, stine ngrohtesie?!
gjithe naten,vallezonim valse kenaqesie.
Diten zhdukeshe ne qiell me vetmine,
naten trokisje ne odat e zemres sime,
harroje gjithcka, vetem puthje e ledhatime,
humbisnin te dy, ne boten pa dhimbje.
Nje nate, pa erdhur e ftohta, fluturove,ike,
s’me the asnje fjale, folezen boshatise,
me le ”mantelin” e dashurise, si postale,
qendisur me lot, me zjarmi vajzerie.
Andaj dhe qyqyja qe jeton pa fole,
kur kendon, vajton kenge dashurie,
me folene boshe, ka mbetur jetime,
edhe poetet, sikur profetet shkruajne,
per odat boshe, lirika dashurie.