Oferta, Arsenal shpëton Draxler-in nga “Ujqërit”

11.12.2016 22:47:09
Fußball Bundesliga 11. Spieltag: VfL Wolfsburg - Bayer 04 Leverkusen am 31.10.2015 in der Volkswagen-Arena in Wolfsburg (Niedersachsen). Wolfsburgs Julian Draxler bejubelt seinen Treffer zum 2:1 gegen Bayer 04 Leverkusen. Foto: Peter Steffen/dpa (Wichtiger Hinweis: Aufgrund der Akkreditierungsbestimmungen der DFL ist die Publikation und Weiterverwertung im Internet und in Online-Medien während des Spiels auf insgesamt fünfzehn Bilder pro Spiel begrenzt.)

Binomi Julian Draxler-Wolfsburg nuk ka më asnjë litar për t’u mbajtur dhe “humnera” e rënies përfundimtare duket se do të jetë merkatoja e janarit.

Mesfushori gjerman ka që në verë që ankohet për një marrëveshje të pambajtur të hierarkisë së “Ujqërve”, në bazë të së cilës lojtari mund të largohet kur të dojë, nëse një klub më i madh shfaq interes për të. Kjo nuk ndodhi, kështu që problemet u shtuan edhe më tepër, aq sa kampioni i botës po lihet në stol, siç ndodhi të shtunën ndaj Bayern-it.Shpëtimi i 23-vjeçarit është në horizont.

Britanikja “Sunday Express” raporton se Arsenal është gati të ofrojë 36 milionë euro për shërbimet e tij dhe Wolfsburg duket se është dakord për këtë transferim. Me siguri jo për rastësi, klubi gjerman kërkon pikërisht këtë shumë nga blerësi, po aq sa pagoi vetë për ta larguar nga Schalke 04. Draxler është përmendur shpesh edhe si objektiv i Bayern-it, por një deklaratë e fundit nga Karl-Heinz Rummenigge praktikisht ka hedhur poshtë çdo spekulim. E ardhmja e tij është Londra!