Oficerët arrestojnë britanikun dhe e shkelmojnë në kokë gjersa ishte i shtrirë, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar ta vendoste maskën në një tren

17.09.2020 19:29:02

Një polic francez është filmuar duke shkelmuar një britanik pasi thuhet se ky i fundit i kishte kërcënuar ata me thikë kur oficerët i thanë ta vendoste maskën në një tren.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e xhiruara nga një kalimtar rasti tregojnë se si britaniku 42 vjeçar ishte ‘shtrirë’ në tokë pasi ishte arrestuar nga dy oficerë në stacionin e Orleans.

Britaniku i cili ishte duke udhëtuar për në qytetin e Toulouse të martën thuhet se ishte i dehur dhe i njëjti nuk kishte pranuar ta vendose maskën kur iu ishte kërkuar.

Derisa njëri prej oficerëve e prangosi 42-vjeçarin, njëri nga policët e goditi britanikun me këmbë në kokë.

Disa pretendonin se dhuna e oficerëve ndaj të arrestuarit ngjante sikurse në SHBA, derisa kohëve të fundit ka pasur raportime të shumta për sa i përket kësaj çështjeje.