OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 trafikantëve të drogës nga Fieri

11.08.2020 14:03:05

OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Gentian Jakupi, Edmond Golloshi, Vladimir Golloshi, Enver Brahushaj.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë;

V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.