Ogonovszky: Projekti ”Shkupi 2014” është i egzagjeruar

19.01.2017 16:55:00

Njëri nga projektuesit e Parlamentit të Evropës, arkitekti belg, Géza Ogonovszky, konsideron se projekti ”Shkupi 2014” është mjaft i tepërt, duke thënë se arkitektët cilësor të vendit duhet të ndërtojnë identitetin e vendit.

Ai thotë se është e dëmshme që sot të ndërtohet Shkupi, ashtu siç është ndërtuar para 2 mijë vjetësh.

”E kuptoj se Maqedonia e kërkon identitetin e saj përmes përmendoreve dhe arkitekturës. Por, mendoj se ka egzagjerime. Pyes, a është kjo mënyra e kërkimit të identitetit? Bëhet fjalë për një fasadizim përballë arkitekturës, që unë personalisht nuk e arsyetoj dhe mendoj se Maqedonia ka arkitektë cilësorë, që përmes arkitekturës së tyre të kërkojnë dhe japin karakteristika tjera, nga këto që sot i shohim”, thotë Ogonovszky për Tv Telma