OJQ “Labyrinth” partner i rrjetit rajonal ‘ARYSE’, organizon tryezë të rrumbullakët

11.01.2017 15:41:47
Është mbajtur tryeza e rrumbullakët me qëllim njoftimi rreth formimit të rrjetit rajonal: “Të rinjtë në rrezik për fuqizim social”, ARYSE (at-risk-youth-social-empowerment) dhe poashtu mbylljen e vitit të parë të aktiviteteve të këtij rrjeti që në Kosove implementohen nga OJQ “Labyrinth”.

Formimi i rrjetit është bërë me datën 01.01.2016 dhe projekti do të mbarojë me datën 30.09.2019.  ndërsa kohëzgjatja e projektit është 45 muaj.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij rrjeti është për të kontribuar në arritjen e përfshirjes sociale të të rinjëve në rrezik, duke ngritur kapacitetet e OJQ-ve, duke rritur bashkëpunimin kombëtar/rajonal dhe avokime në institucione përkatëse.

Ky rrjet mbështetet nga Bashkimi Europian dhe partneret e rrjetit ARYSE që jane: ARSIS – Association for the Social Support of Youth (Shqiperi), Association Margina (Bosnia), HOPS-Healthy Options Project Skopje (Maqedoni), NGO Labyrinth (Kosove), Prevent (Serbi), STIFTUNG SCHÜLER HELFEN LEBEN – SHL (Gjermani)

Përfituesit dhe grupet e synuara të rrjetit ARYSE janë: OJQ-të dhe autoritetet përkatëse shtetërore , Akterët ndërkombëtarë, mediat, institucionet arsimore, zyrat e punësimit, sektori i biznesit, gjyqësori, Të rinjtë (kryesisht të rinjte në rrezik), prindërit, të rinjtë dhe fëmijët në konflikt me ligjin dhe fëmijet me histori të perdorimit të drogave, fëmijët dhe të rinjte që jetojnë me familje që kanë veper penale apo histori të abuzimit me drogën, të rinjtë në rrugë, të rinjte te komunitetit RAE, dhe të rinjtë pa kujdes prindëror.

lindor-5lindor-01lindor-1