OKB: ISIS-i në Mosul po vret civilët që nuk bashkëpunojnë

29.11.2016 14:34:13

Zyra për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se militantët e Shtetit Islamik në Mosul të Irakut kanë vrarë civilë, që nuk kanë pranuar të mbajnë raketahedhës ose snajperë mbi çatitë e shtëpive të tyre.

Zëdhënësja Ravina Shamdasani u tha gazetarëve në Gjenevë se militantët kanë vrarë 12 civilë në lagjen Bakir të Mosulit më 11 nëntor.

Ajo po ashtu tha se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë vrarë publikisht 27 civilë në veri të Mosulit, më 25 nëntor.

Forcat e Qeverisë së Irakut dhe aleatët e tyre janë angazhuar në një ofensivë të madhe për dëbimin e Shtetit Islamik nga Mosuli.

Ky qytet ka rënë nën kontrollin e organizatës terroriste qysh në vitin 2014.