OKB kërkon menaxhimin e korridoreve humanitare në Alepo

30.07.2016 11:32:27

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Stefan de Mistura, i bëri thirrje Rusisë të lejojë OKB-në të menaxhojë korridoret humanitare në zonat e rrethuara të qytetit të Alepos. Ai tha se Organizata i mbështeste në parim korridoret e tilla dhe se i kërkonte Moskës më shumë detaje se si do të funksionojnë ato.

Rreth 300 mijë persona janë të bllokuar në lindjen e kontrolluar nga rebelët në Alepo, në mesin e bombardimeve intensive. Rusia, një aleat kyç i qeverisë siriane, njoftoi se 3 korridore humanitare ishin hapur në Alepo për civilët dhe rebelët e paarmatosur dhe një i 4-t për rebelët e armatosur.

Një hap i tillë u mirëprit nga OKB, SHBA dhe agjenci të tjera. De Mistura deklaroi për gazetarët në Gjenevë se i sugjeronin Rusisë t’ia linin në dorë OKB-së menaxhimin e korridoreve