OKB paralajmëron për një krizë të shëndetit mendor prej koronavirusit

OKB paralajmëron për një krizë të shëndetit mendor prej koronavirusit

14.05.2020 09:13:06

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit po shkakton shqetësime të psikologjike që po përhapen – përkeqësuar nga mungesa afatgjatë e investimeve në kujdesin e shëndetit mendor në shumë vende.

Nga profesionistët e shëndetit të vijës së parë, deri tek punëtorët e pushuar nga puna, tek familjet që përpiqen me shtëpinë -shkollë, tek të moshuarit që vuajnë vetminë dhe ankthin, pandemia është duke dhënë pasoja edhe në shëndetin mendor të shumë njerëzve.

Në një dokument politikash të lëshuar të enjten, OKB po bën thirrje që vendet të përfshijnë shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale në planet e tyre të paketave të mbështetjes ndaj pandemisë.

Shëndeti i mirë mendor është me rëndësi për një shoqëri që të funksionojë, thotë OKB – dhe pa këto nisma, bota përballet jo vetëm me një krizë të shëndetit fizik, por edhe me një krizë të shëndetit mendor.