OKB shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

30.11.2016 21:44:03

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), të mërkurën miratoi njëzëri një rezolutë për të shtuar sanksionet ndaj Koresë së Veriut, pas kryerjes së provave bërthamore nga ky shtet.

Sanksionet përfshijnë kufizimin e eksporteve të qymyrit në Kinë nga Koreja e Veriut.