OKB: Vrasje masive në Mosul

11.11.2016 14:00:56

Luftëtarët e ISIS-it këtë javë kanë vrarë një numër të madh njerëzve në Mosul ndërsa është përmendur edhe prania e amoniakut dhe squfurit në vendet ku jetojnë civilët për të cilat dyshohet se janë përdorur si armë kimike ka thënë zëdhënësja e OKB-së Ravina Shamdasani.

Para disa ditësh është zbuluar një varrezë masive me rreth 100 trupa pa koka në Hamam al Halil jo fort larg Mosulit.

Sipas OKB-së janë bërë edhe ekzekutimet publike për “tradhti dhe bashkëpunim” me forcat e mbrojtjes irakiane, për shkelje të ndalimit të përdorimit të telefonave celular apo dezertim.

Raportohet se edhe rreth Mosulit janë vendosur pjesëtarë të ISIS-it, sigurisht adoleshentë dhe të rinj që mbajnë jelekë-bombë.