“Oligarkët dhe klientët e Ramës…”, Basha publikon videon me premtimin për vende pune

06.09.2019 10:31:58

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social facebook një video, përmes së cilës përcjell mesazhin se kryeministri Rama premtoi 300 mijë vende pune, por, sipas tij, kaq shqiptarë i përzuri nga Shqipëria.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks – shkruan Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik – përfundon Basha, duke e mbyllur postimin e tij me hashtagun#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk.