Olimpiada, motra e Kim Jong-un delegate zyrtare

09.02.2018 11:03:31

Delegacioni i Koresë së Veriut ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Incheon-it. Në krye të tij, është Kim Yong-nam, “presidenti” de fakto për rolin e shefes së delegacionit ceremonial. E pranishme është edhe Kim Yo-jong, motra më e vogël e liderit koreano-verior, Kim Jong-un. Është hera e parë, që prej 1948-ës, që një përfaqësues i familjes së Kim-it, themelues i shtetit koreano-verior, shkel zyrtarisht në Jug.