Oliver Kahn drejtori i ri sportiv i Bayern Munich?

12.02.2017 12:25:33

Oliver Kahn thuhet të jetë shumi i interesuar për postin e drejtorit sportiv te FC Bayern, kështu të paktën zbulon francezja L’Equipe. Pas refuzimit të Philipp Lahm, posti i drejtorit është bërë tema e ditës në Gjermani, dhe me sa duket, jo vetëm pasi tani edhe gazeta më e mirënjohur franceze fut në valle ish-portierin. “Oliver Kahn drejtori i ri sportiv i Bayern Munich?”, ishte titulli i L’Eqiupe, duke shtuar se 47 vjeçari ishte shumë i interesuar për postin. Thashetheme, apo?

Emri i Kahn si menaxher te Bayern është një lajm surprizë, pasi posti ka qenë i lirë edhe herë të tjera që kur Kahn doli në pension në vitin 2008, por portieri asnjëherë nuk ka qenë i interesuar. Deklarata e L’Equipe nuk mbështetet nga asnjë fakt, të paktën të bërë publik, për sa i përket Oliver Kahn si drejtori i ri sportiv. Mediet gjermane cilësojnë Max Eberl si kandidatin kryesor. Vetë Kahn – i cili momentalisht është analist futbolli – nuk donte të prononcohej për sa i përket refuzimit të Phillipp Lahm.