Operacion anti-drogë dhe prostitucion, 7 të arrestuar në Tiranë

21.11.2016 13:59:00

Policia e Tiranës, bazuar në planin e masave për kontrollin dhe  parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit ka arrestuar në flagrancë 7 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 prej tyre.

Më konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Narkotikët kanë arrestuar në flagrancë  5 shtetas:

-Arif Kostenja, 35 vjeç, banues në Tiranë.

– Erjon Rrodhe, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Hamdi Dervishi, 21 vjeç, banues në Tiranë

– Elton Çeliku, 27 vjeç, banues në Tiranë

– Fatos Rama, 25 vjeç, banues në Tiranë

Gjatë kontrollit të territorit në vende të ndryshme të juridiksionit të Policisë Tiranë,si dhe lokalet e qytetit  këtyre shtetasve u janë konstatuar lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” dhe “Cannabis Sattiva”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”

– 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokainë”

– 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Cannabis Sattiva”

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme vë në pranga dy shtetas, një në kërkim

Në bazë të informacioneve te marra në rrugë  operative u bë e mundur të dokumentohet dhe goditet veprimtaria kriminale e “Trafikimit të personave të mitur” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 128/b dhe 115 të Kodit Penal.Arrestohen në flagrancë shtetasit:

Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. ( Neni 128/b)

Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. (Neni 115).

Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

-L. B, banues në Tiranë

Nga kontrolli të ushtruar në Night Club u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave më konkretisht shtetësia:

-M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion  duke i siguruar klientët në ambientin e clubi.

Ambjentet e këtij klubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion.

Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim.