Operacioni anti-drogë në Itali, shumë shqiptarë të arrestuar (Video)

14.03.2017 16:49:32
Një operacion i madh antidrogë i karabinierëve në zonën e Trentos në Itali, me emrin e koduar “Caffé espresso”, ka përfunduar me arrestimin e 18 personave, të akuzuar për krijim organizate kriminale që merret me trafikun dhe shitjen e substancave narkotike.
 

Gjatë aksionit janë sekuestruar 1.6 kg kokainë, disa qindra gramë hashash dhe heroinë, si dhe një makinë, tashmë e konfiskuar. Në operacion janë angazhuar rreth 100 karabinierë, ndërsa të arrestuarit janë italianë, moldavë, tunizianë dhe sidomos shqiptarë, raportojnë sot mediat lokale.

Emri i koduar i operacionit, “Caffé espresso” u zgjodh për shkak se të arrestuarit mblidheshin gjithmonë në një kafene.

Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Bled Osma, 44 vjeç; Zamir Koni, 40 vjeç; Enrik Fetahu, 32 vjeç; Mariglen Koni, 25 vjeç; Dardan Hasani, 28; Saimir Osma, i dënuar më parë në Trento. Urdhër arresti është lëshuar për Armando Miraj, 28 vjeç, që me shumë mundësi gjendet jashtë Italisë, dhe për Gentian Kecin, 39 vjeç.