Operacioni “Brryli”, arrestohen dy persona për drogë dhe armë

17.11.2016 15:59:36

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që vepronte në ushën e narkotikëve, duke arrestuar 2 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Brryli”, janë vënë në pranga shtetasit:

Mirjan Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Danjel Kilja, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Proceduar në gjendie të lirë shtetasi:

  1. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi, E. Ç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë falë informacioneve të marra, se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin veprimtarinë e jashtëligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e “Brrylit”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mirjan Hoxha, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pushkë model 56

– Një krehër me 15 fishekë model 56

– 12 fishekë të kalibrave të ndryshme

– 13 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva

– Disa qese farmaceutike që shërbenin për të shpërndarë lëndën narkotike në doza.

Vazhdon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.