Operacioni ‘vera’, kapen shpërndarësit e heroinës në kryeqytet

02.08.2016 20:10:47

Policia e Tiranës njofton për finalizimin e një operacioni antidrogë të quajtur “vera 2016”, ku kanë rënë në pranga dy persona të cilët shpërndanin drogë në kryeqytet.

Sipas policisë, të arrestuarit shpërndanin heroinë në zona të njohura të kryeqytetit, teksa janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për arsye hetimit.

Droga e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysëm milion euro.