Opinionet dhe komentet per besimin fetar e polarizojne shoqerine shqiptare

24.07.2017 15:23:08

Enver Bytyçi

Shoh ne rrjetet sociale nje polemike te ashper midis besimtareve te feve te ndryshme te shqiptaret dhe opinionisteve te percaktuar qarte pro ose kunder njerit apo tjetrit besim! Trajtimi i ceshtjeve te fese dhe besimit fetar eshte shume i veshtire dhe mund te sjelle pasoja te rrezikshme per fatet e kombit ne kuptimin e te shkruarit te opinioneve dhe komenteve. Keto ceshtje i duhen nenshtruar studimeve dhe hulumtimeve konkrete shkencore, por jo trajtimit opinionist te tyre. Trajtesat me opinione te ceshtjeve fetare, ne menyren si trajtohen ceshtjet e tjera politike, sociale e kulturore jane te rrezikshme, sepse e cojne shoqerine tone ne polarizim dhe polarizimi fetar eshte shume here me i rrezikshem sesa polarizimi politik. Ne politike shqiptaret ia kane marre doren te zihen e te pajtohen, te grinden e te bejne marreveshje. Ne ceshtjet fetare nuk funksionon ky rregull. Prandaj i bej thirrje te gjithe kolegeve pro dhe kunder njerit ose tjetrit besim fetar te qendrojne larg shprehjes se opinionit te tyre per vokacionin fetar te shqiptareve. Jemi i vetmi vend ne rajon e madje ne Europe qe nuk kemi pranuar besimin fetar si standard te percaktimit tone si komb. Perkundrazi, edhe ne Konferencen e Londres u pranua qe gjuha te jete kriteri themelor i percaktimit te kufijve te Shqiperise Londineze. Nuk u pranua kriteri fetar, kriter i cili i ka bere kombe fqinjet tane. Derisa shoqeria shqiptare bazohet ne disa besime, atehere mbetet detyre e secilit te respektoje besimin e tjetrit dhe te vazhdoje tradita qe ne Bajram te vijne per vizita te krishteret e ne Pashke te shkojne per vizita tek te krishteret muslimanet. Mos e vrisni kete harmoni te trasheguar! Mos e shkaterroni te vetmen vlere me ndikim kombetar e nderkombetar qe kemi ne! Zoti eshte i te gjitheve! Zoti na sheh dhe na gjykon ne te gjitheve, pavaresisht se ku falemi e lutemi, ne kishe apo ne xhami!