Opinioni i Muhamet Hamitit për zgjedhjet e 14 shkurtit

10.02.2021 12:49:36
Nëse zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë janë referendum popullor për vendosjen e pushtetit absolut – ‘krejt dhe drejt’ – atëherë ka vetëm dy përgjigje të mundshme.
Me ‘Po’ do të përgjigjen ata që e duan pushtetin e plotë, pa kontrolle dhe balance reciproke të pushteteve (checks and balances), duke votuar për partinë që i ka pagëzuar zgjedhjet parlamentare referendum.
Me ‘Jo’ ata që duan demokraci perëndimore, liberale, me kontrolle dhe balance reciproke të pushteteve legjislative, ekzekutive dhe qjyqësore. Këta të dytët do të votojnë për një nga partitë që beson në këtë lloj demokracie.