Oportuniteti ynë politikë është duke i kontribuar trendeve negative

23.10.2017 22:43:46

 

Nga Skënder MULLIQI

U bë një kohë prej 18 vitësh duke I kritikuar politikanët në Kosovë.Tashmë gjithaqka ka kaluar në ankime të përmasave patologjike .Shumica e intelektualeve si pjesë e kësaj shoqërie po preferojnë heshtjën , duke I kontribuar kështu stagnacionit dhe rrugës qorë në të cilën është futur vendi.

Heshtja është shenjë e pranimit madje të përkrahjës së gjendjës së keqe politike dhe ekonomike.Nuk ka njeri duke filluar nga punëtori I krahut deri të qarqet univirzitare të cilët rregullisht flasin për politikën.Të gjithë kemi mbetur duke u ankuar, të frustruar , të lodhur nga verbalizmat,Realiteti ynë po mbetet I njejtë me tendencë të keqësimit.

Dhe, shtrohet pyetje ku është populli në diskursin politik? Ende populli nuk e ka kuptuar që politikanët janë përsona pa dyshim përgjegjës për shfaqjën e dukurive negative në shoqëri. Populli dhe jeta politike nese kemi jetë të mirëfilltë politike, po sillën më inercion karshi këtij korpusit të politikanëve, të cilët janë zhytur në krim dhe korrupcion dhe në keqpërdorime të tjera .Pse është ashtu?

A është e mundur që gjendja të ndryshohet pozitivisht? Nese popullit gjithnjë e më shumë po I keqësohet gjendja sociale e cila po zgjatë që gadi dy decenie , atëherë nuk është problem këtu vetëm të klasa politike , por është problem të mos gjetja e makanizmave të cilat do të kontrollonin, dhe do të sanksiononin mos përgjegjësinë në shoqëri. Të gjithë konsekuencat po I bartë populli I cili më shumë po luan rolin e statistit që nuk fletë mirë për Kosovën .Mjaftë është bërë më vetëknaqësi ! I gjithë ky qendrim I ngurtë është jo produktiv dhe shumë I gabuar.

Është e domsdoshme ndryshimi i fokusit . Jemi mësuar të flasim për “ mjerimin e popullit” si viktima të pa ngopësisë politike .Po të kishim një situatë të tillë në një apo dy mandate , por e kemi gjithë pas luftën një situatë kur njeriu ynë, nuk po jeton mirë, kur po I merret e drejta ne të mira materjale , dhe kur jetën po ia përcakton një klasë abuzive politike, e cila moti e ka merituar pensionimin .

Na është mbushur I gjitha aparati shtetëror më njerëz të korruptuar dhe të kriminalizuar të cilët janë duke e zhberë këtë trohë shteti që ende nuk I ka marr këmbët si duhet. Dhe, detyrimisht vijmë të përfundimi , se përgjegjës për gjendjen jo të mirë faj ka edhe populli , I cili e ka pranuar mjerimin e vet , e ka pranuar nënqmimin.

Posaqerisht kan përgjegjësi segmentet e caktuara shoqërore të cilat edhe e përbejnë mbarë shoqërinë .Secili individ ta pyet vetën së qka po dëshirojnë nga këta politikanë , dhe të pyes vetën së qka ka bër ai që gjendja të ndryshohet pozitivisht p ër te?Vëtem verbalizmat nuk mjaftojnë .Duhet të pyesin vetën edhe sindikatat së qka kan bër deri më tash në mbrojtjën e të drejtave të punëtorëve?Unë do të thosha së puna e tyre është barazi me një zero të madhe .

Sindikatët po të funksionojnë si duhet I ndrrojnë qeveritë .Dhe, të pyetin të gjthë organizmat shqërore –politike së prej nga gjithë ky opurtunizëm karshi jetes politike në Kosovë?.Ky opurtunitet është duke I kontribuar shumë trendeve negative .Ku janë dorëheqjët të atyre të cilët I kan kontribuar kësaj gjendje të pa shpresë. Ku është morali politikë ?Askund.Këto sikur nuk ekzitojnë në shqërinë tonë të re , të cilën nuk po e ndërtojmë karshi normave demokratike të sjelljes dhe të veprimit.Bie pyetja , ku janë akademikët tanë dhe për qka ekziston Akadimia si truri i një kombi?

Qe 17 vite kaluan pas përfundimt të luftës dhe veq ndonjë veprim individual, së shumë pak po i u degjohet zëri dhe penda !Ky është turpi më i madh.Ku janë të gjithë ata profesorë univerzitarë të cilët I ka mbuluar heshtja , dhe besa edhe janë bërë servis I politikave të caktuara prifitereske ? Ka dëpertuar fryma e burakratizimit në univerzitetet publike , që nuk ishte dashur të ndodhë.Çka po bëhët nga të gjithë ne, në demaskimin e kësaj elite te korruptuar politike ?

Pse nuk bëhët një analizë e hollioshme e gjithë periudhës së pas luftës, së qka është punuar mirë , e qka nuk është punuar ndërshmerisht ?Gjithkah për rreth nesh kemi hajni, zhvataje dhe abuzime të shumta karshi pronës shoqërore .Duhet këputur zingjiri I gjithë dukurive negative të cilat nese nuk bien në suaza të normalitetit , nuk mund të flasim së jemi duke ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik.Ne këtë drejtim rol pozitiv mund të japin edhe njerëzit e predikimi fetar , e jo ti japin krahë ekstremizamave të cilat e prishin tolerancën fetare dhe shumë mund të na kushtojnë .

Të shqyrtohet roli I secilit të atyre të cilët po predikojnë fenë ne kultet tona fetare . Është jo produktive të bëhëmi vrojtues static të gjithë asaj që po ndodhë, e nuk po na ndodhin gjëra të mira në shtetin tonë .Nuk justifikohet gjithë ky pasivitet I ynë .Mos ti shigjetojmë për fajin tonë vëtem njerëzit e politikës. Nuk janë vëtem ata fajtor.Fajtor dhe përgjegjës për gjithëqka që po na ndodhë jemi të gjithë ne!