Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për raportin në rastin “gylenistët”

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për raportin në rastin “gylenistët”

21.06.2019 17:36:16

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se në mbështetje të partive opozitare dhe disa deputetëve të pavarur, sot kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për shqyrtimin dhe votimin e raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Të gjeturat nga ky komision hetimor, si dhe raporti i plotë janë miratuar nga Komisioni pas shumë shtyrjeve.

Për arsye të mosfunksionimit të Kuvendit, si dhe zvarritjeve tjera të qëllimshme, ky raport ende nuk ka dalë në rend dite në seancë të rregullt.

Prandaj, është kërkuar kjo seancë e jashtëzakonshme, e cila pritet të mbahet të hënën më 24 qershor me fillim në orën 11.00.