Opozita: S’jemi kundër demarkacionit, por kundër këtij versioni

04.10.2016 12:51:53

Ymeri ka thënë se demarkacioni si kusht përveç që është i papranueshëm as kush nuk ka mundur të shpjegoj pse është bërë. Ai ka shtuar se ky kusht sikur të kishte ‘pikë nga qielli’ se askush nuk di ta shpjegojë, raporton lajmi.net

Sipas Ymerit, asnjë parti politike nuk është kundër procesit të Demarkacionit po versioni aktual është i dëmshëm dhe nuk mund  të flitet për një ringjallje të kësaj marrëveshje. Sipas Ymerit qeveria duhet ta korrigjojë këtë marrëveshje dhe më pas të miratohet.

Pal Lekaj nga AAK ka deklaruar se BE nuk ka kërkuar që ky verison aktual i demarkacionit të votohet si kusht për vizat. Ai ka thënë se askush nuk është kundër Demarkacionit me Malin e Zi por që duhet korrigjuar gabimet.