Opozita vazhdon “terrorin psikologjik” në popull

Nga Tafil Morina

Në shumë deklarata të Opozitës, veqanarisht të LVV-së, gjenë togfjalëshin e përsëritur për  vite me radh, si: “kjo e ajo qeveri e ka sjellë shtetin në këtë gjendje (të keqe),” që pason me togfjalëshat e tjerë si ” shtet i shitur, shtet i humbur, vend pa shtet, shtet i kapur, hajna, të korruptuar, kriminel, trathtar, shitës të territoreve të vendit, proserb, plaqkitës, vrasës, etj etj”. Duke harruar se të etiketuarit (koalicioni qeveritar, janë të zgjedhurit e po këtij populli në emër të të cilëve thirren. Me këtë lloj parullash dhe epitetesh, që lansohën për një kohë të gjatë, që nga krijimi i tyre, jan duke terrorizuar mendjën e një populli që luftoj dhe bëri të pamundurën për qlirimin e vendit, një populli që me votat e tij zgjodhi qeveri të ndryshme si para pavarsisë së Kosovës ashtu edhe pas saj, një populli që përpiqet të jetoj dhe të mbijetoj në këtë fillim shtetndërtimi, një popull që mbijeton dhe jep mundin e tijë për të ngritur mirqenjën dhe forcimin e shtetësisë së këtijë vendi.

Ky „terror psikologjik“ që ushtrohët mbi popullin ka origjinen e tij, ka arsyet banale të cilat përcillen nga eksponent të ndryshëm opozitarë, të uritur dhe perjetësisht të pa ngopur me përpjekjet dhe deshirën e tepruar që të përmbysin një qeveri, me qëllim që të zëvendësohet nga ata. Pluralizmi, diversiteti politik, demokracia dhe liberalizmi, janë themelet e përpjekjeve të grupeve të ndryshme shoqërore, për tu ngjitur në pushtet dhe të ndryshojnë avansojnë pozicionin strategjik të një vendi. Në kuadër të kësaj egzistojnë metoda të ndryshme depërtimi deri tek ulëset e larta pushtetare, duke përfshirë mjetet demokratike paqësore si : debatet brenda institucionale dhe jasht institucionale, reagimet, mospajtimet, mosvotimet ne parlament, peticionet, protestat paqesore, bojkotet dhe të tjera te cilat nuk do të iritonin popullin dhe do të krijonin një atmosferë vërtet demokratike të një sistemi puro demokratik dhe një demokracie të mirfillt perëndimore. „Terrori fiziko-psikologjik“, i praktikuar nga politika konfliktuoze, gllabëruese me qëllim okupimin dhe asimilimin e popullit shqipëtar, jo vetëm gjatë shekullit njëzet, por përgjatë gjith historisë, do të duhej të përfundonte në vitin 1999, të përfundonte njëherë e përgjithmonë. Fatkeqësisht nuk përfundoj por vazhdon edhe sot. Për dallim nga e kaluara kur Shqipëtarët terrorizoheshin nga fqinjët dhe fuqitë e mëdha, sot „lufta“ zhvillohët nga brënda faktorit shqipëtar. Kjo „luftë terrorit psikologjik“ ka marrë trajtën e një„terrori vetem psikologjik“,i përgatitur dhe i praktikuar me mjete mjaft të rrezikshme të dhunës, fatmirësisht pa viktima dhe pa gjakëderdhje, i ushtruar dhe i shtyrë drejtëpërdrejtë nga, opozitarizmi e veqmas nga LVV-ja. Qëllimi i vetëm i tyre është marrja e pushtetit me çdokusht e me çdo mjet.

Jemi në fazën e ndërtimit të një subjekti shtetërorë dhe është krejtë normale, nëse institucionet dhe institucionalistët nuk funksionojnë si duhet, gjegjësisht keqpërdorin situaten aktuale për interesa të ngushta, por nëse vërtet dikush do të mendonte për të mirën e vendit, do të duhej të shfrytëzonte mundësitë të cilat i lejon demokracia, për të cilën jemi përcaktuar të gjith së bashku si popull. Shfrytëzimi iracional i hapsirave që krijohen gjatë ndërtimit të shtetit, dhe mos zgjedhja e mjeteve për të ardhur në pushtet, nuk i takojnë një sistemi të mirfillt demokratik.

Përdorimi i mjeteve të dhunës, shantazhet, rezistenca e nxitur nga shërbime të huaja që jan armike të vendit tonë (për të cilat dyshohët), janë të papranueshme, te gjykueshme dhe janë të ndaluara me ligj, pavarsisht se ligjet aktuale nuk zbatohën përpikmërisht dhe rigorozisht nga institucionet ligj-zbatuese të vendit. Moszbatimi i ligjshmërisë nga organet e sigurisë mund të justifikohet për faktin se mungon konsolidimi dhe aftësia e tyre profesionale, si rezultat i kohës së shkurtër të funksionimit dhe jostabilitetit politik e ekonomik të vendit. Keqpërdorimi i kësaj hapsire dhe gjendjes aktuale nga politikanët opozitar për të arritur qëllimin e tyre, duke mos zgjedhur mënyrat demokratike për të realizuar marrjen e pushtetit, qon deri tek veprimet kriminale të denueshme me ligjet demokratike. Veprimet kriminale, sulmet individuale, gjuha vulgare, sharjet dhe shpifjet në adresë të kundershtarëve politik, e iritojnë popullin dhe e terrorizojnë mendjen e qytetareve në emër të të cilëve thirrënë. Njëkohësisht formatë që kanë zgjedhur për të degraduar qeverinë jan të natyres tipike fashiste, të cilat jan në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me liritë e të drejtat themelor të njeriut.
Opozita në Kosovë sot, akuzon qeverinë aktuale për jo-progres, në nderkohë që e pengon progresin, e akuzon për mbetjen e Kosovës si vend i izoluar nga bota demokratike, në ndërkohë që pengon proceset përmes së cilave arrihet deri te integrimi në BE, e akuzon për mos-rritjen e numrit të njohjeve, në ndërkohë përdor metoda fashizoide për të rrëzuar një qeveri, e akuzon qeverinë për mos-zhvillim ekonomik ndërkohë që pengon punën e institucioneve dhe parlamentin për nxjerrjen e ligjeve që kanë të bëjnë me bugjetin e shtetit.      Opozita thirret në kushtetushmëri në ndërkohë nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, thirret në shtetësi, ndërkohë që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, thirret në ruajtjen e kufijve të Kosovës në ndërkohë që nuk i njeh ata kufij. Opozita e din shumë mirë se korrupcioni i qeveritarëve nuk është aspak më i madh se ai i opozitarëve, dhe opozita nuk e ka as minimumin e forcës dhe as minimumin e aftësive që ta luftoj korrupcionin. Ajo nuk mundet ti qoj proceset përpara prandaj dhe nuk dëshiron të koncentrohët në problemet që ekskluzivisht i takojnë asaj (opozites). Opozitës i takon që ta kontrolloj punën e qeverisë, kjo formë është brenda kornizës së një sistemi demokratik, por kjo nuk do të thot se duhët të bllokoj punën e qeverisë, parlamentit dhe instituconeve tjera. Perkundrazi duhët të bëhët shtytëse dhe nxitëse e funksionimit më të mirë të shtetit. A nuk do të ishte më mirë që opozita të merrej me reagime ndaj prapambeturis dhe jofuksionimit të administratës publike, sistemit mjeksorë, sistemit arsimorë, energjetikës, infrastrukturës, ti bënte presion qeverisë për të stimuluar fusha të ndryshme në krijimin e vendeve të punës, etj. Të gjente forma e metoda demokratike për të detyruar qeverinë që ose të ndryshoj gjendjen aktuale në të mirë të vendit ose të shkoj në zgjedhje të reja. Jo, opozita nuk deshiron të veproj kështu, sepse as nuk ka vizion, as nuk ka alternativë reale për të ndryshuar gjendjën, prandaj opcioni i tyre i vetëm është të terrorizoj mendjën e popullit duke krijuar situata konfliktuoze që në eufori të nxisë trazira të cilat do të qonin drejtë një kaosi me shpresë se do të pasonte dorheja e qeveris për tu zëvendesuar me opozitarët, duke mos çarë kokën për qëllimin parësorë të Kosovës, (zhvillimin ekonomik dhe integrimin në botën demokratike si pjes e BE).

Duke e ditur se shqiptarët janë të ndjeshëm në kuptimin e një „nacionalizmi klasik“, opozita mundohët të përfitoj poena politik nga kjo ndjenjë kombëtare e popullit, duke propaganduar se gjoja qeveria u fali një pjesë të teritorit një shteti tjetër, ndërkohë që e dijnë fort mir se nuk është e vërtet. Kjo është një formë e „terroritzimit psikologjik“ që e shkakton opozita, gjithashtu shfryezon marrveshjën e Brukselit për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe për të krijuar bindjën tek populli se gjoja Serbia po instalon një pushtet paralel dhe një Serbi të vogël në mes të Kosovës, ndërkohë që vet opozotarët e dijnë shum mirë se një gjë e tillë le qe nuk mund të egzistoj por është krejtësisht e pamundur të ndodh. Këtë mundohët të arrijë duke përdorë terminologji që e deformojnë substancialisht marrveshjen, për ti mbushur mendjen popullit se gjoja Qeveria e Kosovës po punojka për Serbinë.
Keqinterpretimi i marrveshjeve të Brukselit gjithashtu është mënyrë shum bindëse për të « instaluar » në mendjen e qytetarëve shqiptar të Kosovës, se gjoja qeveria po i nënshkruan ato për interesa të Serbisë e jo të Kosovës. Duke e ditur se populli nuk janë të gjith, ata që mundë të lexojnë, kuptojnë dhe studiojnë marrveshjet që nënshkruhën ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetesimin e faktorit ndërkombetar.

Kosova ka shpallur pavarsinë, ka krijuar institucionet, është duke zhvilluar dialogun për normalizmin e mardhënjeve me Serbinë, ka krijuar të gjitha institucionet e shtetit, ka avansuar në proceset për integrimin në familjen e madhe evropiane, është njohur nga shtetet më të fuqishme të botës, është antarsuar dhe është në proces të antarsimit në shum organizata të rëndësishme ndërkombëtare, është duke forcuar përdit e më shum subjektivitetin shtetërorë. Prandaj opozita në aspektin e politikave të shtetit në mardhënjet ndërkombëtare, duhët ta ndihmoj qeverinë e jo të krijoj konfuzion tek miqt tanë ndërkombëtar. Të merret me qështje që kanë mundësi të ndryshojnë apo përmirsojnë mirqenjën e popullit tonë. Në të kundërten kjo opozitë, le që ka ulur prestigjin e saj por ka rënë vet në grackën e sajë, duke humbur popullaritetin dhe rrjedhimisht ka zvogluar edhe numrin e votave që kishte në zgjedhjet e fundit. Përdorimi i mjeteve të dhunshme qoftë nga deputetët opozitarë qoftë nga tifozëria e saj jashtë parlamentit, qoftë nga njerëzit e paguar (50 euro për një shishe molotov), qoftë nga anëtarësia e „hipnotizuar“ për ti goditur objektet qeveritare edhe me murtaje. Na bënjë të dyshojmë se brenda tyre veprojnë forca „të padukshme“ të përgatitura në kuzhinat e shërbimeve sekrete të vendeve që e duanë Kosovën si një Provincë Serbo-Ruse.

E gjithë kjo që u tha më lartë, nuk nënkupton mbrojtjen apo rehabilitimin e dikujt (Qeverise), por ndërprerjen e terrorizimit psikologjik të popullit tonë, ndryshimin e diskursit politik opozitar, intensifikimin dhe krijimin e një atmosfere te shendoshë politike dhe zhvillimore të vendit, unifikimin  e politikave shtetndërtuese, plotësimin e kushteve për të shpejtuar integrimin në strukturat Euroatlantike, Bashkimin Evropian dhe OKB. Mjaftë  kemi vuajtur.